Socializmi duhet të vdesë me Fidel Kastron

28.11.2016 14:38:13

Nga John McTernann

Një diktator vdiq. Qytetarët e një tjetër vendit mund të jenë gati për të braktisur ideologjinë e diskredituar dhe ekonomikisht katastrofale të komunizmit. Qytetarët mund të shpresojnë se fjala e lirë, një shtyp  i lirë dhe të drejtat e njeriut do të kthehen në rendin e ditës. Një moment për të festuar, me siguri? Jo për të majtën. Për ta, vdekja e Fidel Kastros është një nga trishtimet e shumta. Marrim për shembull Jeremy Corbyn, liderin e Partisë Laburiste Britanike, i cili tha se vdekja e Fidel Kastros shënon humbjen e një figure të madhe të historisë moderne, pavarësisë kombëtare dhe të socializmit të shekullit të 20-të. Në të vërtetë, pjesa e vetme që është e saktë nga ajo deklaratë është ajo e fundit. Kastro përbën një shënim në historinë e botës, një njeri që ka nënshtruar vendin e tij, madje e ka nënshtruar ndaj vetes dhe Bashkimit Sovjetik dhe nuk e ka shpallur të pavarur. Ai megjithatë e demonstroi përfundimisht për mbi më shumë se pesë dekada që një ekonomi socialiste është e mirë vetëm për një gjë, për nënshtrimin e një kombi të tërë. Atributet kanë rrjedhur drejt tij nga të dyshuarit e zakonshëm. Atributet nga presidenti Maduro i Venezuelës, Morales i Bolivisë dhe Correa i Ekuadorit ishin shumë të shfrenuara. Çfarë i shpjegon keqardhjet e mjera të të majtëve për një diktator brutal që ka ekzekutuar mijëra kubanë? I pari është instikti i anti-amerikanizmit. Për shumë të majtë, rregulli është që “armiku i armikut tim është miku im”. Me Fidelin si një armik i betuar i SHBA-ve, ai duhet të kishte mbështetje për gjithçka që bënte. (Megjithatë ky lloj relativizmi moral vazhdimisht dhe me të drejt ishte dënuar nga e majta kur përdorej nga Presidenti Regan për regjimet autoritare të së djathtës). Pa ironi, lavdërimi është dhënë për jetëgjatësinë e liderit kuban dhe mënyrën se si ai ka sfiduar kaq shumë presidentë amerikanë, pa marrë në konsideratë faktin që në Kubë kurrë nuk janë bërë zgjedhje nën sundimin e tij të gjatë. I dyti është mendimi se qëllimi justifikon mjetin. Sistemi kuban i shëndetit dhe arsimit janë lutur për ndihmë, se sukseset e tyre nuk justifikonin shkeljet e të drejtave të njeriut, të cilat janë theksuar rregullisht nga Amnesty International dhe vëzhguesit e tjerë të pavarur. Bota aktualisht është plot me shembuj të vendeve të cilat arrijnë të kombinojnë cilësinë në kujdesin shëndetësor dhe atë në arsim me demokracinë. Në fakt, Kuba para-revolucionare kishte kryesisht një normë më të ulët të vdekshmërisë foshnjore se sa pjesa tjetër e Amerikës Latine. Kjo nuk duhet të përbëjë një surprizë, pasi Kuba ishte relativisht një vend me “të ardhura të mesme”, me pasuri që mund të krahasohej me shtetet jugore të SHBA-ve. Realisht është dashur shumë punë, përkushtim ndaj komunizmit dhe ndërmarrjeve shtetërore për të shkatërruar prosperitetin në rritje të Kubës. Megjithatë, asnjë nga këto pozicione nuk shpjegon plotësisht afeksionin e së majtës për Fidelin. Arsyeja e tretë dhe më shqetësuese për këtë mbështetje është një adhurim majtist për dhunën. Revolucionet dhe diktatura janë brutale dhe të dhunshme. Për apologjistët e Kastros ato nuk janë thjesht arsye për të ardhur keq dhe derivate për keqardhjen e ndryshimit, por janë një pjesë thelbësore e paraqitjes së tij. Veshja ushtarake dhe kulti i Çe Guevarës janë të dyja aspekte të kësaj. Ka diçka atavike në dashurinë e së majtës për Kubën, e cila është padyshim e lidhur me ndjenjën që përmbysja e dhunshme është një rrugë më e lehtë për të arritur fitore sesa nevoja për të fituar zemrat dhe mendjet me zgjedhjet demokratike. Vdekja e Kastros duhet të jetë vdekja e çdo besimi të vazhdueshëm në socializëm, si një formë e veçantë dhe e dobishme e organizimit ekonomik. Në vend të kësaj, kjo vdekje është përdorur si një mundësi për të festuar për “një kampion të drejtësisë sociale”. Ky përdorim nuk duhet vetëm të ngrejë pyetje për të majtën, por duhet të jetë një burim i turpit.

John McTernan është një ish-shkrimtar i fjalimeve të ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe ish drejtor i komunikimit për ish-kryeministren australiane Julia Gillard