Sokol Havolli: Kolegët e administratës të shqetësuar nga kërcënimi i Haradinajt

21.05.2017 11:39:18

Këshilltari i kryeministrit, Sokol Havolli ka thënë se shumë kolegë të administratës kanë shprehur shqetësim pas kërcënimeve për largim nga sic e quan Havolli, pretendent për pushtet.

Havolli ka shkruar në një postim në facebook se ata kanë shprehur dëshpërim që  ish partia që e kanë votuar, po ua cënon vendin e punës.

Postimi i plotë:

Mora disa thirrje njerëzore dhe falenderimi sot në mbrëmje nga disa kolegë të administratës. U falenderuan për korrektësinë në bashkëpunim, dhe shprehën shqetësimin pas kërcënimeve për largim nga pretendent për pushtet. Shprehën dëshpërim që partia për të cilën më herët kishin votuar, ish-partia e tyre ka hyrë në koalicion me një parti që ua cënon vendin e punës. Shprehën përkrahje për LDK!