Šola: Synimi jonë është komuna e pavarur Gora

06.10.2017 21:16:26

Programi qeverisës i  Šolas

Për herë të parë si komunitet, kanë marr pjesë në zgjedhje katër vjet më parë, në ato parlamentare ku edhe kanë qenë pjesë e pushtetit qendror. Bëhet fjalë për komunitetit goran, ku kandidati i për kryetar në Komunën e Dragashit, Admir Šola nga JGP shpalosi programin qeverisës në Debat Pernime.

Šola tha se ajo që e mundon atë dhe komunitetin goran është diskriminimi i tyre, i cili sipas tij, po ndodh jo më pak se gati 18 vjet dhe është më se e qartë.

“Fatkeqësisht, komuniteti goran po akuzohet se nuk po integrohet në shoqërinë kosovare, ndërsa në të kundërtën, ata që akuzojnë ata nuk e duan integrimin e komunitetit goran”, tha ai, duke shtuar se një gjë që e mundon këtë komunitet është komuna e pavarur.

“Synimi jonë i parë, i vetëm, primar dhe i fundit është komuna e pavarur Gora dhe integrimi i komunitetit goran”, përfundoi Šola.