Sondazh i Shqip: A duhet t’i mbyll shteti, sektet fetare?

04.07.2020 11:46:12

Dy ditë më parë, Tirana dhe mbarë opinioni publik u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku nënë e bijë kishin vendosur që të sakrifikonin veten për t’u “ringjallur” sërish.

Zhaneta dhe Blerta Josifi vendosën që të qëndronin pa ngrënë në mënyrë që të shkonin në parajsë, ashtu siç edhe predikon sekti në të cilin ato merrnin pjesë.

Madje brenda në shtëpi ato mbanin prej më shumë se 15-muajsh edhe Anisën, vajzën e vdekur. Blerta e cila ka arritur që të mbijetojë, ka rrëfyer se ajo dhe nëna kishin mbi 40 ditë pa u ushqyer, sakrificë për t’u ringjallur në parajsë.

Ngjarje të tilla, ku djem, vajza të rinj por edhe në moshë më të madhe, kanë rënë viktimë e kuptimit të keq të predikimeve fetare kanë qenë të përsëritura.

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimin e të gjitha sekteve fetare.

Si pasojë, Gazeta Shqip ka vendosur që të bëjë një sondazh: “A duhet t’i mbyll shteti, sektet fetare?”, për të marrë edhe mendimin e opinionit publik.

Nga votimet e deritanishme duket se njerëzit janë pro e mbylljes së këtyre sekteve. 78 për qind kanë votuar “Po”, 11% kanë thënë “jo”, si dhe 11 për qind nuk kanë asnjë përgjigje rreth kësaj çështje.