Sondazh: Trump dhe Klinton shumë pranë njëri-tjetrit

15.09.2016 16:47:23

Kandidatët për presidencialet amerikane, Donald Trump dhe Hillary Klinton janë shumë pranë, sipas sondazhit më të fundit të publikuar sot.

Klinton dhe Trump kanë të njëjtin pikaverazh (42%) mes votuesve potencialë të 8 nëntorit, sipas këtij sondazhi të realizuar nga “CBS News” dhe “New York Times”.

Mes votuesve të regjistruar, kandidatja demokrate e kalon atë republikan vetëm me dy pikë (41% me 39 %).  Madje entuziazmi i përkrahësve të Klinton duket se ka rënë ndërsa ai i republikanëve mbetet konstant, thekson ky studim.