Sondazhi i CNN-it për debatin e parë: Hilary Clinton 62% – Trump 27%

27.09.2016 11:23:24

Debati i parë presidencial në SHBA, përveçse u shqua për dinamikën e tij, për temperatura të larta, por edhe për buzëqeshjet dhe shakatë e Hilary Clintonit, ka shërbyer edhe për të realizuar një sondazhme amerikanët lidhur me paraqitjen e dy kandidatëve për president.

Sonadazhi që ka realizuar CNN, e nxjerr fituese Hilary Clintonin me 62%, përballë Trump që ka marr vetëm 27%, transmeton fokusi.org

Kjo përqindje tregon se Hilarry Clinton jo vetëm që e kishte dominuar debatin, por edhe e kishte mposhtur thellë Trump. Rikthimi i saj, siç e ka quajtur CNN paraqitjen e Clintonit, është bërë më fuqishëm sesa që mund të ketë pritur edhe vetë ajo./fokusi.org