Sonte hapen netët festive në Prishtinë

04.12.2019 17:36:24

Këtë dhjetor për 28 ditë e net, në pritje të Vitit të Ri, në Prishtinë pritet atmosferë e ngrohtë dhe festive.

Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitete të ndryshme për të gjithë grup-moshat, ndërsa nuk do të mungojë as tregu i fundvitit.

Të gjitha aktivitetet do të mbahen në dy sheshet kryesore të kryeqytetit.

Në sheshin “Skënderbeu” do të mbahen performancat e pasdites, ndërsa në sheshin “Zahir Pajaziti” ato të mesditës dhe patinazhi.

Hapja e netëve festive, fillon sonte  prej orës 20:30.