Sonte në 19:30 mblihet Kryesia e Kuvendit, nesër pritet të mbahen dy seanca

03.09.2018 19:37:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar sonte në ora 19:30 mbledhje të re të Kryesisë së Kuvendit, ku do të marrin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvënd.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, mbledhja e Kryesisë është thirrur në bazë të kërkesës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për mbajtje të  seancës së jashtëzakonshme, ku do të , me shqyrtohet Propozimi  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.