Sonte në “Përballje”: Cili është vullneti politik, reformë zgjedhore apo zgjedhje?

04.05.2018 15:15:51

Në emisionin “Përballje” sonte do të diskutohet lidhur me reformën zgjedhore dhe nevojën për adresimin e kësaj çështjeje nga partitë politike.

Cili është vullneti politik i partive politike, a duhet të ketë reformë zgjedhore apo të shkohet në zgjedhje pa reformë?

Reforma zgjedhore a renditet ndër temat e mëdha? Cili është interesi real i subjekteve politike në këtë temë? A ka dakordim të partive politike që të mbetet i njëjtë ligj për zgjedhjet e përgjithshme?

Çfarë qëndrimesh kanë partitë politike për zonat zgjedhore, listat e mbyllura, pragun zgjedhor si dhe për rekomandimet e organizatave për kanë monitoruar zgjedhjet?

Për të diskutuar për këto Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Imri Ahmeti – Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK

Rexhep Hoti – Partia Demokratike e Kosovës, PDK

Blerim Kuçi – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK

Shqipe Pantina – Grupi i Deputetëve të Pavarur, GDP

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në 21:10 në RTV Dukagjini