Sot 80 vite nga lindja e këngëtarës Vaçe Zela

07.04.2019 09:28:16

Nga Albert Vataj

Ka sot datëlindjen, Vaçe Zela, këngëtarja që dhuroi kaq shumë emocione dhe na mori pafund duartrokitje. Ajo u lind në Lushnje më 7 prill 1939. Erdhi për të dhënë atë që nxori nga shpirti, për të mos na dalë nga zemra. Talenti, por më shumë përkushtimi, morën prej saj atë që do të ishte një vlerë pasurore për traditën tonë të këngës dhe një marrëdhënie që do ta bënte atë të pavdekshme.
Këngëtarja ikonë e skenës shqiptare, Vaçe Zela, zëri befasues i forcës dhe virtuozitetit mishëruan tek ajo përjetësinë dhe na bënë të besonim se meritonim të kishim edhe ne një yll. Ishte dhe mbeti e papërsëritshme. Kumbimi dhe emocioni i këtij zëri vazhdon të magjeps jo vetëm nostalgjikët por edhe gjeneratën e re të këngëtarëve dhe artdashësve. Forca kumbuese, thellësia dhe aftësia depërtuese, bënë që ky dëshmim i artit shqiptar të rrëmbej edhe interesin dhe vlerësimin në arenën ndërkombëtare.

Fotografia e Albert Vataj
Fotografia e Albert Vataj