Sot do të certifikohen zyrtarët policor të Njësisë Speciale

17.05.2019 09:47:04

Sot do të mbahet ceremonia e certifikimit të zyrtarëve policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), të cilët me sukses kanë përfunduar një trajnim (10) javor.

Në ceremoninë e cila pritet të mbahet në Kampin Vrella të NJSO-ve, pritet të marrë pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, Rashit Qalaj.

Theksojmë se kohë më parë drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj kishte thënë se do të rritet numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale.