Sot do të ketë ndërprerje të rrugës Kërçovë-Ohër

25.07.2016 07:38:28

Komunikacioni në rrugën Kërçovë-Ohër, mes vendkalimit malor Presekë dhe fshatit Vërbjan, sot do të jetë në ndërprerje rreth 15 minuta, nga ora 13 deri në orën 15.

Në atë periudhë do të kryhen punë në rrugë me minim, informon Qendra dispeçere e Lidhjes auto-moto të Maqedonisë.