Sot është mbajtur takimi i parë i Komisionit të Granteve për vitin 2017

05.04.2017 14:14:54

Me ftesë të ministrit të Financave Avdullah Hoti sot është mbajtur takimi i parë i Komisionit të Granteve për vitin 2017, ku u aprovuan grantet për komunat për vitin 2018. Gjatë takimit Komisioni i Granteve shqyrtoi dhe aprovoi dokumentin me tabelat e propozim granteve qeveritare për financimin e komunave për vitin 2018.

Gjithashtu, Komisioni i Granteve përcaktoi kriteret dhe formulat me parametrat bazë për të marrë vendime për burimet e financimit sipas komunave për vitin 2018 dhe parashikimet 2019-2020, si pjesë integrale e KASH-it 2018-2020.

Në takim morën pjesë: ministri i Financave Avdullah Hoti, Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Valentin Toçi, ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, zëvendësministri i MAPL Bajram Gecaj, zëvendësministri i MASHT Mevludin Krasniqi zëvendësministri i MPMS Safet Kamberi, Kryetari i Komunës Ferizaj Muharem Sfarça, Kryetari i Komunës Zubin Potok Stevan Vulović, Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën Rahovecit Lulzim Sylejmani si dhe Agim Krasniqi zëvendësministër i Financave.