Sot, gjashtë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

04.07.2020 17:21:54

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive ka vdekur një pacient, në atë të Pulmologjisë dy dhe në Mjekësinë Sportive tre

Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe F. SH. (1982)- Pejë.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit COVID-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.