Sot mësohet renditja e partive dhe kandidatëve për zgjedhjet në Drenas

18.11.2016 10:15:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit).

Në garë për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme janë 7 kandidatë, 3 prej tyre të pavarur.

Të enjten nga gara për kryetar të Drenasit e cila shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Nexhat Demakut, është tërhequr Naim Bazaj, i cili kishte paraqitur kandidaturën si i pavarur.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas mbahen me 4 dhjetor.