Sot ndodh ndryshimi i orës

Sot ndodh ndryshimi i orës

27.10.2019 01:08:15

Nëse keni nevojë për të qëndruar në shtrat pak më gjatë, do të jeni shumë të lumtur të dëgjoni që nesër do të “fitoni” automatikisht një orë shtesë – dhe kjo falë ndryshimit të orës.

Megjithatë, ajo çfarë ne duam të tregojmë përmes këtij shkrimi është se kur ndodhë ndryshimi i orës, kur filloi një gjë e tillë, cilat janë arsyet dhe efektet e saj.

Kur ndryshojnë orët?

Orët kthehen mbrapa në ora 03:00, të dielës së fundit të tetorit. Kjo do të thotë se të gjitha orët janë kthyer në 02:00 në atë kohë.

Megjithatë ndërsa shumica e pajisjeve inteligjente automatikisht do të rregullojnë kohën, mos harroni të rregulloni alarmin tuaj, ose mund ta gjeni “veten të humbur” në shtrat!

Siç edhe tanimë dihet, orët gjithmonë shkojnë përpara në fundjavën e fundit në muajin mars, dhe kthehen mbrapa në muajin tetor.