Sot në Drenas u mbajt manifestimi letrar Sofra Poetike ” Ymer Elshani”

17.04.2018 20:05:07

Nga: Izet Abdyli

Ne bashkorganizim te DKRS ne Drenas dhe Art Club ,,Rifat Kukaj” sot u mbajt manifestimi letrar ,,Sofra poetike Ymer Elshani”. Në oren letrare u lexuan poezitë e konkursit letrar dhe poezitë konkuruese për çmimin special të Sofrës. Pas vlerësimit të Jurisë e cila ishte në përbërje: Adem Gashi, Xheladin Mjeku dhe Mustafë Hoxha, u ndanë çmimet për poezitë më të mira, si:

Çmimi special Sofra iu dha poetit Behram Hoti.
Çmimi parë për poezi Vjollca Dibres, poezia ,,Liria qenka kult” shifra: Shpresa
Çmimi dytë Emin Z Eminit, poezia ,Të due” shifra: Rrnesa
Çmimi tretë Ramë Oraca , poezia ,,Orët e deshmisë së humbur” shifra: Granios Lament.
Me një kumtesë për vepren letrare të Ymer Elshanit u paraqit Zeqir Bekolli.