Sot në Kuvendin e Malit të Zi votohet për dërgimin e trupave ushtarake në Kosovë

03.07.2018 11:13:08

Mali i Zi shumë shpejt mund të dërgojë trupat ushtare në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë dhe KFOR-it.

E gjithë kjo mund të bëhet, në rast se sot Kuvendi i Malit të Zi në seancën që do të mbajë do të arrij të votojë dërgimin e këtyre trupave në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e Aleancës më të Madhe ushtarake në botë – NATO, Mali i Zi e ka për obligim që të kontribuojë në dërgimin e trupave paqeruajtëse nëpër misione.

Lidhur me këtë çështje ka pasur edhe reagime të shumta, e sidomos në Serbi.