Sot në Lipjan u mbajtë gara rrugore

31.03.2019 14:31:35

Sot në Lipjan, nën organizimin e KK Lipjan në bashkëpunim me Federatën Atletike të Kosovës, u mbajtë gara rrugore pë nder të Dëshmorit Haradin Bajrami.

Në këtë garë Klubin e Atletikës “Prizreni” në vapimin 2000 m. për pionere e përfaqësoi atletja Merisa Bojaxhiu, e cila triumfoi bindshëm, duke zënë vendin e parë. Në emër të kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja, urime dhe suksese në garat e rradhës!