Sot në Muzeun e Kosovës hapet ekspozita për kontributin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova

24.05.2018 09:53:20

Muzeu i Kosovës, Sektori i Historisë sot do të hapë ekspozitën historike “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës”, me bashkautor Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci.

Kjo ngjarje organizohet me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Ekspozita do të hapet në orën 13:00.

Në hapjen e kësaj ekspozitë historike për presidentin e ndjerë Rugova do të marrë pjesë edhe presidenti Hashtim Thaçi.