Sot në Prishtinë, ish-luftëtarët e UÇK-së protestojnë për pastrimin e listave

10.04.2018 09:38:16

Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së sot mbajnë protestë, në të cilën do të shpalosen tri kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve.

Protesta mbahet në Sheshin “Skënderbeu”  në Prishtinë dhe fillon në ora 11:00.

Kërkesat e protestuesve:

  • Pastrimin e listave te veteranëve,
  • Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre që si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme,
  • Shkarkimi i komisionit invalidor i tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit./KP/