Sot në Prishtinë:Shënohet Dita Botëror

Sot në Prishtinë:Shënohet Dita Botëror

22.04.2017 10:25:18

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me Komunën e Prishtinës, FSK-në, FSHMN-në, OJQ-të mjedisore dhe institucionet tjera relevante, sot do të shënojë Ditën Botërore të Tokës.

Ceremonia mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ndërsa, Green Art Center-Prishtina, me përkrahjen e organizatës qeveritare Giz-SMS program, si dhe në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe atë të Gjilanit, do të shënojnë Ditën e Tokës nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme me karakter mjedisor.

Me moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”, GAC-i ka nisur fushatën vetëdijesuese gjatë këtij muaji, për kujdesin që duhet treguar ndaj Tokës dhe degradimin që ne si njerëz ia bëjmë asaj.

Përfaqësues të GAC-it si dhe përfaqësues institucional të komunës së Mitrovicës dhe asaj të Gjilanit, duke e quajtur muajin prill si muajin e Tokës, kanë bërë përgatitje për ta shënuar këtë ditë sa më denjësisht nëpërmjet aktiviteteve të shumta ku do të jenë të përfshirë edhe vullnetarët e shkollave fillore dhe të mesme të Klubeve të Gjelbëra, si dhe studentët e Akademisë së Artit “Evolucion”, të cilët gjatë gjithë muajit kanë punuar punimet e tyre për të shënuar këtë ditë.