Sot në Tiranë u zhvillua konferenca e Bashkive Shqiptare në rajon

27.11.2016 14:32:06

Sot në Tiranë u zhvillua konferenca Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon, e cila filloi me fjalimin e nikoqirit të konferencës, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarëve të komunave të Prishtinës, Tetovës, Preshevës dhe Ulqinit.

Teuta Arifi theksoi se folklorizimi nuk përkon me nevojat e shekullit ku jetojnë shqiptarët dhe se sot patriotizmi është puna dhe ballafiqimi me sfidat më të rënda të modernizimit social, ekonokim dhe politik.

Më pas delegacionet e komunave pjesëmarrëse prezentuan mbi sfidat dhe praktikat më të mira në fushën e zhvillimit urban, mjedisit jetësor, inovacionet në punën e administratës komunale, kulturës dhe tërheqjes së investimeve.

Në fund pesë kryetarët e bashkive të Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës firmosën marrëveshje për bashkëpunim.