Sot nën organizimin e Federatës Shqiptare të Atletikës, u mbajtë Mitingu Internacional i Atletikës “4 – Matches”

24.05.2019 23:42:07

Sot nën organizimin e Federatës Shqiptare të Atletikës, u mbajtë Mitingu Internacional i Atletikës “4 – Matches”. Në këtë miting morrën pjesë 6 shtete, në mesin e të cilave edhe ekipi përfaqësues i Kosovës. Në këtë garë morrën pjesë edhe tri atlete të Klubit të Atletikës “Prizreni”, Sara Susuri, Albina Bojaxhiu dhe Merisa Bojaxhiu. Sara Susuri arriti ti fitoj dy medalje, një të artë dhe një të bronzët. Në 200 m. zuri vendin e parë me rezultat 26.59, rekord personal Në 100 m. zuri vendin e tertë me rekord personal 12,95. Albina Bojaxhiu në 800 m. pati një rëzim gjatë garës, për fat të mirë pa pasoja dhe ngeli pa plasman. Merisa Bojaxhiu sot nuk e kishte ditën e vet më të mirë dhe nuk arriti të plasohet në tri vendet e para. Në emër të kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja, urime suksese në garat e rradhës!