Sot pasdite BILD nxjerr përgjime të reja, ‘furtunë’ komentesh ndaj gazetarit: Turp, Babale 3, je antishqiptar

17.06.2019 09:34:19

Tiranë- Ditën e sotme pritet të publikohen përgjimet të reja nga gazetari gjerman i gazetës “Bild” Peter Tiede. Një ditë më parë në një reagim në Facebook, gazetari njoftoi se sot pasdite ai do të publikojë përgjime për krimin elektoral në Shqipëri. “Përgjime të reja për mashtrim elektoral në Shqipëri: Nesër pasdite…. Si Shqiptare unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite“, shkruan gazetari në një postim në Facebook. (lexo këtu)

Ndaj këtij postimi nuk kanë munguar edhe komentet nga shqiptarët, disa prej të cilëve hedhin akuza të rënda ndaj gazetarit.

“Ju jeni biri i parkut Doris që ju jeni paguar nga Lulzim Basha, babale 3. Si një gazetar i ndyrë si ju, sepse nuk shkruani një artikull për liderin e PD-së, Lulzim Basha, i cili gjithashtu është hetuar nga magjistratin amerikan, Di Ghent Britannia?”, shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan: ” Ti s’paske punë tjetër po veç me u marrë me Shqipërinë. Ato janë objekt i drejtësisë për t’i gjykuar se t’i asgjë nuk bën me publikimin e tyre”. 

Nuk janë të paktë ata që e quajnë gazetarin anti-shqiptar. “Peter, jeni anti-Shqipëri, ju përkrahni në mënyrë të pandërgjegjshme më të këqijat.  Jeni pro rusit, serbit dhe grekut, ju përkrahni armikun shqiptar që jeni një turp”.  Nga gazetari nuk ka asnjë koment në lidhje me këto akuza.