Sot përfundon rinumërimi i 117 kutive, këto janë procedurat për certifikimin e rezultateve

04.07.2017 11:54:04

Sot do të përfundohet rinumërimi i 117 kutive të numërimit sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Sot do të përfundojë rinumërimi i të gjitha kutive të votimit sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Elezi për lajmi.net

Ai më tej ka sqaruar procedurat për certifikimin e rezultateve përfundimtare.

“Pas kësaj, KQZ-ja do të presë edhe vendimmarrjen e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare”, ka shtuar Elezi.