Sot priten rezultatet për dy familje në Gjilan, Zhegra del nga karantina

10.04.2020 10:51:56

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Para medieve, Haziri ka bërë të ditur se në ceremonitë e varrimit nuk do të lejohen persona të tjerë përveç familjarëve të ngushtë, shkruan lajmi.ne.

“Përveç familjarëve që kanë marrë pjesë në ceremoninë në Vrançiq, të tjerët nuk lejohen. Testet e djeshme kanë rezultuar negativ për anëtarët e tjerë”, ka thënë ai.

Haziri po ashtu ka njoftuar se Zhegra nga sot do të nis të dal nga karantina, mirëpo që do të shkohet në mënyrë të përshkallëzuar.

“Tashmë bashkëqytetari ynë nga Zhegra është shëruar. Zhegra nga sot fillon procesin e largimit të Karantinës, por do të shkohet me lehtësime nuk do të ndodhë me një rend. Në Vrançiq ndërkaq vazhdon, ne sot presim testet e fundit të familjes Shaqiri dhe Ismajli. Ne kemi marrë vendim një vendim të qeverisë dje që komunat vendosin për të gjitha masat në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë. Me 14 mars do të jetë orari i ri i kufizimit të lëvizjeve, mirëpo nuk do të largohet kurrsesi”, ka thënë ai.