Sot protesë për ujin në Bogovinë (Foto)

05.08.2016 10:38:38

Banorët e komunës së Bogovinës kanë paralajmëruar protestë për sot në lidhje me ujësjellësin e komunës, duke e akuzuar kryetarin e komunës Hazbi Idrizi se e uzurpon ujësjellësin.

”Ju njoftojmë se Këshilli Iniciativ për Mbrojtjen e Ujësjellësit do organizoj protestë kundër uzurpimit të ujësjellësit të Bogovinës nga ana e Hazbi Idrizit. Ftojm qytetarët e Komunës së Bogovinës masovikisht të marrin pjesë në këtë protestë dhe t’i themi stop njëmendësisë së Hazbi Idrizit dhe diktaturës së tij. Janë të mirëseardhur edhe qytetar të vendbanimeve të tjera (Pirok, Kamjan, Zherovjan, Sedllarcë, Siniçan, Pallçisht, Kallnik, Rakovec, Novosellë, Urviç, Jellovjan etj.), të cilët ndajnë të njejtin shqetësim dhe problem me ne, të vijnë dhe të shprehin revoltën e tyre kundër uzurpatorit Hazbi Idrizi. Protesta do të mbahet nesër në ora 13:45, pas namazit të Xhumasë. Të mbrojmë jetën, se uji është jetë” shkruajnë në njoftimin e Këshillit Iniciativ për Mbrojtjen e Ujësjellësit.

Ujësjellësi Bogovinë