Sot rusët ‘arrijnë’ në Vushtrri, ja cfarë po bëjn[

11.12.2017 15:14:19

Rusia ka filluar aksionin e ndihmave për fëmijët serbë të fshatrave serbe të Kosovës në jug nëpërmes Kishës së Graçanicës. Përfaqësuesit serbë të fshatrave ndihmën ua atribuojnë “lidhjeve të thella”, që serbët e Kosovës kanë tradicionalisht me Rusinë, ndërsa shqiptarët vlerësojnë se Rusia në këtë mënyrë po futet gjithnjë e më thellë në brendi të Kosovës me qëllime të caktuara,

Disa organizata humanitare të Rusisë, të cilat veprojnë në veri të Kosovës e për të cilat vlerësohet se nuk merren vetëm me ndihma humanitare, kanë shtrirë aktivitetin e vet edhe në jug të vendit.

Rusët kanë “mbërritur” edhe në Vushtrri, në dy fshatrat me shumicë serbe, Gojbulë e Sllatinë, të cilat me Gracën e Prelluzhën e përbëjnë komunën serbe të Vushtrrisë (Vuçitërnë), e cila qeveriset nga i ashtuquajturi Organ i Përkohshëm i Vushtrrisë, një komunë paralele e instaluar nga Qeveria e Serbisë.