Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

24.08.2017 10:02:52

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00 për vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës,  zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Seanca po mbahet me kërkesën e PAN-it, që doli në takimin e fundit konsultativ në mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklaruar dje në një konferencë për media se ekziston mundësia për mosmbajtjen e seancës, meqë sipas tij po synohet formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.