Sot vazhdon seanca për programin qeverisës 2017-2021

08.12.2017 09:56:02

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë me shqyrtimin e planit qeverisës për vitet 2017-2021.

Debati i cili u zhvillua dje gjatë gjithë ditës, me propozimin e kryesuesit, Xhavit Haliti u vendos që seanca të vazhdojë nga ora 11:00.

Gjatë ditës së djeshme pati debate të ashpra si në pjesën e parë të ditës, ashtu edhe pasdite.

Së pari Haradinaj debatoi me deputetët e LDK-së për Demarkacionin, kurse pasdite ishte kreu i Kuvendit, Kadri Veseli që pati debat me deputetët  e Vetëvendosjes.

Kryeministri i vendit premtoi që është duke kryer shumë punë, madje sipas tij “dikush punon edhe nga 16 orë në ditë”