Spahiu “ua bënë qejfin serbëve”, thotë se trenin duhet të shkojë deri në Fushë Kosovë

16.01.2017 14:20:00
Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu, i vetmi që ka folur për mediat serbe, thotë se treni provokativ serb që ilegalisht tentohej të vendosej linja Beograd-Mitrovicë, nuk duhet të lëvizë vetëm në veri të Kosovës, por duhet ë shkojë deri në Fushë Kosovë.
“Ekziston nevoja që treni mos të vije deri në Zveçan, por të shkojë deri në Fushë Kosovë dhe Shkup”, ka thënë Spahiu për Tanjug.

Një deklaratë e tillë e Spahiut është befasuese për rrethanat se si tentohej që ky tren i mbushur me afishe kundër Kosovës dhe me ikonografi kishtare, të hynte ilegalisht në Kosovë.

Hyrja e trenit është cilësuar agresion i hapur ndaj shteti të Kosovës.