SPAK nis zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit, sekuestrohen dokumentet e Bashkisë

21.05.2020 09:26:53

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion ka filluar zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit me prokuror të çështjes Ervin Kondilin.

Raportohet se Kondili ka bashkuar dy kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në një të vetme, ku dhe ka sekuestruar dokumentacionet e Bashkisë që lidhen me procesin e Teatrit si dhe vendimin e Institucionit të Ndërtimit.

Sot paradite në orën 11:00 Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvendos protestën para SPAK për të kërkuar drejtësi.