Spanjë: Marshe kundër ndarjes së Katalonisë

07.10.2017 09:07:28
Në Spanjë priten të mbahen marshe të shumta kundër pavarësisë së Katalonisë, pas referendumit të së dielës së kaluar për shkëputje.

Demonstrata janë planifikuar në kryeqytetin spanjoll, në Madrid dhe në qytete të tjera, shkruan BBC.

Pjesëmarrësit po thërrasin që marshe të tilla të organizohen madhe edhe në kryeqytetin e Katalonisë, në Barcelonë.

Ndërsa përfaqësuesit e qeverisë spanjolle në Kataloni kanë kërkuar falje për të lënduarit nga policia ditën e referendumit, kur forcat e rendit provonin të ndalnin votimin, njofton Klan Kosova.

Por, Enric Millo, ka fajësuar qeverinë katalane për mbajtjen ilegale të referendumit.