Spanjës e Italisë u dëmtohen edhe nga 2 lojtarë para Shqipërisë

02.10.2017 09:46:59

Pas dëmtimit të Alvaro Morata, Spanja ka humbur edhe mbrojtësin e djathtë titullar Dani Carvajal, por edhe mesfushorin Andres Iniesta me shumë mundësi. Futbollisti i Realit të Madridit vuan nga një virus që i ka shkaktuar probleme me zemrën, më saktë një infeksion. Atij nuk i rekomandohen sforcime fizike, ndaj lojtarit do t’i duhet të qëndrojë për disa javë pushim, për një kurim të plotë dhe kështu humb dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit “Rusi 2018.

Ndërsa kapiteni i Barcelonës, Iniesta, ka lënë fushën e lojës ndaj Las Palmas në minutën e 84-t duke prekur kofshën e djathtë. Dhimbjet nuk kanë qenë të vogla, por stafi mjekësor i kombëtares, së bashku me trajnerin Julen Lopetegui do të vendosin gjatë së hënës për Iniestën, ashtu sikurse edhe për Moratan. Ndeshja me Shqipërinë luhet më 6 tetor, ndaj edhe koha e rikuperimit është e vogël.

Edhe Italia ka humbur pjesë të rëndësishme nga formacioni kryesor. Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, ka lënë fushën e lojës me barrelë në ndeshjen ndaj Veonas dhe nuk do të jetë ndaj Shqipërisë në ndeshjen e datës 9 tetor, në Shkodër. Përveç Belottit, një problem muskulor do të frenojë edhe fantazistin e PSG-së, Marco Verratti, i cili do të mungojë në grumbullim. Për Italinë është më problem, pasi ndeshjen e fundit e ka në transfertë, pikërisht ndaj kuqezinjve.