Spasovski: Policia do të bëhet shërbim profesional dhe efikas i qytetarëve

08.05.2017 18:53:36

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski, sot paralajmëroi se do të zbatojnë reforma në polici dhe shërbimet e sigurimit me qëllim që ajo të bëhet servis profesional, modern dhe efikas për qytetarët.

“Së bashku me profesionistët, do t’i bëjmë reformat e nevojshme përmes të cilave do të mundësojmë që policia që i mbron vetëm qytetarët, e jo interesat e dikujt personale, partiake ose çfarëdolloj interesash të tjera”, tha Spasovski në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se do t’i përmirësojnë kushtet për punë të të punësuarve në polici dhe shërbimet e sigurimit dhe do ta përforcojnë besimin dhe bashkëpunimin midis policisë dhe qytetarëve, njofton AIM.

Paralajmëroi kthimin e policit – për ruajtjen e rendit në rrugët në vendet e banuara, ndërsa në pjesën e reformave në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim planifikohet kontroll kuvendor ndaj kësaj Drejtorie.

“Vetëm përmes depolitizimit dhe dekriminalizimit të policisë mund të ndërtojmë sistem të sigurt profesional dhe efikas që do ta garantojë sigurinë, stabilitetin dhe shtetin ligjor, ashtu siç jemi të vendosur ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë”, theksoi Spasovski.