‘Specat’, ‘dajtë’- qytetarët i ikin radarëve të Policisë përmes grupeve në viber

14.06.2019 14:45:14

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve të mundshme, mirëpo edhe shkeljes së rregullave ne trafik, Policia e Kosovës çdo ditë patrullon në mënyrë të rregullt në territorin e Kosovës.

Në kuadër të punës së saj Policia e Kosovës jep edhe gjoba për shkelësit e rregullave në trafik, shkruan lajmi.net.

Mesatarisht, Policia e Kosovës shqipton deri në 1 mijë gjoba për 24 orë punë.

Mirëpo, qytetarët e Kosovës kanë gjetur disa zgjidhje alternative për t’iu ikur radarëve të Policisë.

Ata kanë formuar grupe në rrjetet sociale, si Viber e Whatsapp për të komunikuar me njëri tjetrin nga ku edhe informojnë për vendndodhjen e patrullave.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar fotografi në redaksinë tonë ku shihen cilësimet që qytetarët i japin policëve të Kosovës, si ‘dajë’, ‘spec’ e të tjera.