Speciaizantët në protesta të hënën

25.02.2018 23:50:25

Specializantët, kanë paralajmëruar protestë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën në ora 12:00.

Thonë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, por edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u kishin premtuar se nga janari ata do të sistemohen në vende të punës dhe do të marrin pagë, por sipas tyre një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Deshta të ju njoftoj se nesër me 26.02.2018, në ora 12:00, do të këtë protestë të mjekëve specializantë, pranë Minstrisë së Shëndetësisë, për shkak të mosrealizimit të premtimeve të ministrit Ismajli dhe kryeparlamentarit Veseli, se nga 1 Janari asnjë specializant nuk do të mbetet pa pagë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq, Ministri i Financave, Bedri Hamza, pati deklaruar se buxheti për shëndetësi do të jetë mbi 200 milionë euro, dhe brenda këtij buxheti do të paguhen të gjithë specializantët.

“Janë shtuar mjetet për shpenzime kapitale, është rritur buxheti për 36 për qind sa i përket sigurimit të barnave esenciale, do të paguhen të gjithë specializantët, do të kemi shtim të stafit profesionist etj”, pati thënë Hamza në mbledhjen e Qeverisë.