Specialja fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së

24.10.2019 14:00:11

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së.

I ftuari i radhës është Elmi Bytyqin.

Këtë e ka konfirmuar kryetari I OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Elmi Bytyqi nga Prizreni.

Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka thënë Gucati.

Theksojmë se ditëve të fundit Specialja ka shpeshtuar ftesat për ish-pjesëtarët e UÇK-së.