Specialja fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së në cilësinë e dëshmitarit

11.01.2020 20:20:12

Imer Zogaj, ish-pjesëtar i UÇK-së është ftuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë ai e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në Facebook.

Ka thënë se ftesës do t’i përgjigjet më 21 janar.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e deshmitarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 21.01.2020.
-Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së!
-Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!
Lavdi Deshmoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!.