Spektakël, emocion dhe frikë

14.05.2019 14:56:12

 Nga Albert Vataj
Këto imazhet mahnitëse u kapën dje nga 60-vjeçari, Douglas Croft, 60 vjeç dhe vëzhguesi i balenave, 32-vjeçarja, Kate Cummings. Kjo akrobasi e jashtëzakonshme u ekzekutua mjeshtërisht nga balena blu në ujërat e Kalifornisë, një vend i njohur si habitat i kësaj specie shumë të veçantë.
Anija e vogël e peshkimit “Baja Sueno” është befasuar nga kjo vizitë kaq e papritur, e frikshme dhe spektakolare e një prej kafshëve më të përbindshme të ujërave. Ndërsa peshkatari i “Baja Sueno” po priste bujarinë e detit, e papritura rrënqethëse është shndërruar në një eksperiencë shumë rrallë. Një mal i gjallë shpërthen nga sipërfaqja e qetë e detit duke realizuar një hedhje, të cilën fokusi i aparateve e sjellin deri tek kërshëria jonë.
Balena blu dhe femra e saj, secila mund të arrijnë deri në 50 këmbë gjatësi dhe peshojnë mesatarisht 25 deri 30 tonë. Kjo specie peshon rreth pesë herë më shumë si një elefant mashkull afrikan, plotësisht i rritur, njofton Daily Mail.
Edhe pse Monterey Bay, Kaliforni, është një vend i vëzhguar si shumë i populluar nga këto përbindësha deti, peshkatari nuk mund të kishte pritur që kjo përvojë kaq e veçantë të bëhej pjesë e një lundrimi të rastësish për peshkim. Por deti është gjithnjë surprizues