Spërkatje e pestë kundër mushkonjave në Shkup

23.08.2016 19:30:19

Qyteti i Shkupit, duke filluar prej fundjavës së ardhshme deri më 1 shtator do të realizojë spërkatje kundër mushkonjave, e cila është e pesta këtë verë.

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, dezinsektimi ajror do të realizohet të shtunën dhe të dielën prej orës 5:30 deri në ora 10.

Dezinsketimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave do të realizohet nga 28 gushti deri më 1 shtator, në periudhën prej orës 23 deri në ora 4 të ditës së nesërme.

Me këtë rast njoftohen të gjithë bletarët që në kohë ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.