Spitali i Gjakovës: Spitalet po mbushen – mbani maskat

26.02.2021 10:31:44

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka bërë të ditur se 72 pacientë me Covid19 janë duke u trajtuar aty.

Sipas njoftimit në 24 orët e fundit 50 pacientë janë konfimuar pozitiv ndërsa 35 prej tyre janë në oksigjeno terapi.

Spitali i Gjakovës u ka rikujtuar qytetarëve se spitalet janë duke u mbushur se iu ka sygjeruar që të respektojnë masat anticovid.

Postimi:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 26 Shkurt 2021, ora 8.00 është:

72 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,

50 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv.

16 pacientë të konfirmuar Negativ

6 pacientë të pakonfirmuar,

35 pacientë me oksigjeno terapi,

1 pacient në CPAP maskë,

2 pacientë në respirator,

Prej stafit të Spitalit Covid Pozitiv janë 5 persona: 1 mjek, 2 infermierë dhe 2 staf administrativ