Spitali i Pejës: Ndërron jetë një 32-vjeçar i diagnostikuar me COVID-19

26.07.2020 09:49:45

Një 32-vjeçar i diagnostikuar me COVID-19 ka vdekur të shtunën mbrëma në Pejë.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se ai kishte kryer testin, por ende nuk kishte pasur rezultat.

Nga njoftimi i Spitalit, ai kishte pasur sëmundje tjera shoqëruese.

“Një pacient i moshës 32-vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë COVID-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, thuhet në njoftimin e spitalit