Spiunët rusë, kanë qenë dhe janë në mesin tonë, por bëhemi se nuk po i shohim!

11.03.2019 11:08:41

Nga Ahmet Asani

Kohet e fundit po flitet shumē për shtimin e ndikimit rus, per spiuj rus etj! Ne fakt, mendoj se nuk eshte fjala per njerëz e soiuj te ri, por per shtim te aktivitetit te atyre qê te gjithë i njohim, por behemi sikur nuk po i shohim! A mund të ketë spiun me te madh RUS, se sa nje shqiptar qe me dekada ka ngrene dhe ende ha bukën e demokracisë pluraliste perëndimore, por qe me dekada ka punuar dhe ende punon e propagandon idelogjinë e njëmendësisë moniste lindore!? A mund te ketë spiun me te madh Rus se sa nje shqiptar qe me dekada ka indoktrinuar dhe vazhdon te indoktrinoj rinine shqiptare me ideologji monisto-staliniste e antiperëndimore !
Të verbuar flasim per ndikimin rus në trojet shqiptare, e nuk duam ti shohin ‘rusët tanë’ që me dekada na helmuan e vazhdojnë t’na helmojnë!