Sportistët e Maqedonisë ndihmojnë familjet e prekura nga vërshimet

09.08.2016 10:13:35

Sportistët e Maqedonisë, basketbollistë, hendbollistë, shoferë nga klubet automobilistike, janë aktivizuar me donacione për familjet e prekura nga vërshimet në Maqedoni, ku edhe rezultoi me viktima.

Selksioni i basketbollit të Maqedonisë, e cila përgatitet për kualifikim për KE, porositi: Ne donuam, bashkangjituni edhe ju’.

Mbështetja erdhi edhe nga Auto-klubet e Maqedonisë, ku u bënë thirrje të gjithë anëtarëve të vetë, por edhe në përgjithësi qytetarëve të Maqedonisë, të bashkangjiten në mbledhjen e materialeve të nevojshme.

Për këtë, sot sportistët do të organizojnë edhe mbledhjen e ndihmave para qendrës sportive ‘Boris Trajkovski’ në Shkup, me fillim në ora 14, ku anëtarët presin mbështetje masovike dhe apelojnë: Shihemi atje, në ndërkohë, ju kujtojmë të dononi për familjet e prekura në numrin e telefonit 143 400.