Sputnik: Prishtina me provokim të ri – Kjo është kërkesa e veçantë në këmbim të AKS-së

26.05.2018 10:27:29

Shqiptarët e Kosovës nga Beogradi po kërkojnë Gazivodën dhe Trepçën në këmbim të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Ky është një provokim i zakonshëm qëllimi i së cilit është te Beogradi që t’i rrihet koha e negociatave, shkruan Sputnik.

Sipas kësaj medie, Prishtina po shantazhon sërish! “Vetëm dy ditë pasi Hashim Thaçi njoftoi vazhdimin e dialogut me Beogradin në Bruksel, shefi i ekipit negociator i Prishtinës Avni Arifi tha se diskutimi i mëtejshëm për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe –është kohë e humbur.”

Me pas thuhet se, ish-shefja e ekipit negociues të Prishtinës, Edita Tahiri, shkoi një hap më tej, duke vënë në dukje se AKS-ja është “e rrezikshme për Kosovën”, transmeton lajmi.net.

Nëse po ka humbje kohe për AKS-në, atëherë për çfarë të flasin Kosova e Serbia në Bruksel? A po i humbet vërtet çdo gjëje kuptimi?

Aleksandar Stojanoviq, njohës i çështjeve politike, thotë për Sputnik se shqiptarët edhe para nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 nuk ishin të gatshëm për këtë marrëveshje, ndërsa bashkësia ndërkombëtare i detyroi.

“Marrëveshja e Brukselit dhe AKS-ja kishin si synim bashkimin e serbëve në Kosovë dhe lejimin e tyre për të funksionuar në mënyrë të institucionalizuar. Prishtina nuk e dëshiron dhe tani po përpiqen t’i largojnë këto pengesa për ta bërë Beogradin të parin – të ‘heqi dorë’! Kam përsëritur disa herë që Beogradi nuk duhet të dridhet ose të nxitohet, por edhe të mos heqë dorë nga negociatat, sepse atëherë do t’i japë Prishtinës një alibi për ndërprerje të plotë të bisedimeve. Gjërat duhet të zgjidhen me pikëpamje dhe nëse pala serbe tashmë ka përmbushur gjithçka nga kjo marrëveshje, duhet të shihet nëse Prishtina synon ta bëjë atë, pastaj të marrë vendime dhe të shohë se duhet të shkohet”, thotë ai.

Ai shpjegon se frika që ekziston në Prishtinë, nuk është asgjë më tepër se frika e komunitetit të organizuar të serbëve në Kosovë, siç parashikohet në Traktatin e Brukselit. Kjo rrjedh nga fakti se serbët mbi AKS-në janë të lidhur, si në nivel ndërkombëtar, ashtu dhe me Beogradin, andaj nuk ka asnjë arsye sepse nuk është vetëm në Kosovë, Asociacion të Komunave ka edhe në vendet evropiane.

Stojanoviq beson se është shumë e mundur që në Kosovë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare andaj edhe është caktuar afati i fundit për formimin e AKS nga komuniteti ndërkombëtar (gusht-shtator të këtij viti).

Kjo do t’i jepte legjitimitet shqiptarëve të shtyjnë detyrimin – përsëri. Nga ana tjetër, serbët që kanë filluar punën në AKS nuk mund të bëjnë asgjë, të paktën pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ishte një ide se proceset që rrethojnë formimin e AKS-së të ecin paralel me palët serbe dhe shqiptare dhe të shkojnë drejt një qëllimi të përbashkët.

Duke komentuar çështjen se serbët mund të merrnin AKS-në, por t’ia lënë Prishtinës Trepçën dhe Gazivodën, ai ka thënë se kjo është qesharake.

“Ky lloj i kompensimit është absolutisht qesharak dhe nuk ka baza për një gjë të tillë, sepse është e pamundur të ndryshohet ose për të krahasohen këto dy gjëra”, tha Stojanoviq.

“Nëse do të mbaheshin zgjedhje të reja të jashtëzakonshme në Kosovë… kjo do të thotë automatikisht hapjen e mundësisë që marrëveshja e nënshkruar në Bruksel nga Hashim Thaçi – të anulohet”, përfundon teksti i Sputnik.