Sqarime të detajuara për të vërtetën e “përjashtimit” të Ukshin Hotit nga LDK-ja dhe për punën e shkëlqyer të degës së LDK-së në Rahovec (3)

02.07.2018 20:00:43

Në vazhdimin e tretë dhe të fundit, Fetah Berisha rrëfen për organizimin e mbrojtjes territoriale dhe të Ministrisë së Mbrojtjes në nivel të Kosovës dhe në nivel komunal në Rahovec. Si udhëheq politik dhe institucional në komunën e Rahovecit, Fetah Berisha ka qenë protagonisti kryesor i organizimeve institucional edhe në fushën e mbrojtjes, duke dëshmuar kështu se organizimi politiko-institucional ka përfshirë të gjitha fushat dhe segmentet institucionalë.

Nga Fetah Berisha

Në vitin 1990,regjimi okupues serb, largoi nga puna punëtorët shqiptarë që punonin në Mbrojtjen Teritoriale. Në vitin 1991 Hajzer Hajzeri, Abedin Bytyçi, Hamit Zejnullahu dhe Adem Shala,në Fakultetin Filozofik, katër ditë rresht kishin bisedua me prof. Fehmi Aganin rreth formimit të Ministrisë Mbrojtjes.

Image result for fehmi agani

Prof. Agani ditën e  katër i njofton se Presidenti dr.Ibrahim Rugova ka dhënë pëlqimin që të themelohet Ministria e Mbrojtjes, por në vijë institucionale e jo partiake. Pasi u formua MM formohen Sekretariatet Territoriale të Mbrojtjes, me të njëjtën strukturë si lart dhe Shtabi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Fillimisht, kriteret ishin: verifikimi, besimi dhe aftësia profesionale. U caktuan edhe funksionet, si:

 

Hajzer Hajzeri – ushtrues detyre i Ministrit të Mbrojtjes

Haxhi Ferati – zv. Ministër i Mbrojtjes

Abedin Bytyçi – ndihmës për lidhje dhe informatikë

Ejup Dragaj – ndihmës i Ministrit për prapavijë

Hamit Zejnullahu -ndihmës Ministër për siguri

Adem Shala – ndihmës Ministër për operativë

Ramë Maraj – koordinator për degët e LDK-së

Në fund të vitit 1991 është kyçur edhe kol. Zaim Berisha, i cili më pas qe zgjedhur komandant i Shtabit të ushtrisë së Kosovës, është punuar paralel për konstituimin e njësiteve në komuna, BL dhe fshatra. Kontaktet mes MM, kryesisë së LDK-së dhe Presidentit, i koordinonte Anton Kola, i cili kontaktonte vetëm me Hajzer Hajzerin. Ndërsa, mes Qeverisë se Kosovës dhe MM koordinonte Ramush Tahiri, përkatësisht me Hajzer Hajzerin.

Hajzer Hajzeri takohet me Ali Aliun dhe Zymer Berishën, përfaqësues diplomatik të Kosovës në Tiranë, të cilët koordinojnë takimin e Hajzerit me kol. Halil Hysenin,  zv. Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë. Të dy këta u pajtuan se Kosova Ka nevojë për  armatim dhe, u morën vesh për planin e pranim-dorëzimin e armatimit.

Hajzeri Hajzeri kthehet në Kosovë dhe informon Shtabin e MM për marrëveshjen  për pranim-dorëzimin e armatimit. Ejup Dragaj bëri planin e detajuar për shpërndarjen e armatimit në tërë Kosovën. Kur u informua Kryeministri Bujar Bukoshi, për nivelin e përgatitjeve mbrojtëse, premtoi përkrahje politike dhe materiale për këtë organizim.

U tha se janë evidentuar rreth 500 oficer, të cilët kishin kryer shkolla ushtarake dhe ishin graduar nga grada më e ulët e deri të grada e gjeneralit. Hajzeri ishte takuar edhe me Gjeneral Ramiz Avdylin, i cili punonte një projekt për ushtritë e vogla moderne.

Hajzer Hajzeri ishte takuar edhe me Safet Zhulalin, Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë i cili siguroi se marrëveshja do të realizohet ashtu si është bërë, por duhet rikonfirmuar kur të kthehet Gjeneral Sheme Kosova, nga vizita në Bullgari, i cili më vonë do të takohej edhe me nënkolonelin Zaim Berisha.

Kur puna ishte në vlug, sigurimi serb zbuloi punën e MM dhe me 18 prill 1994, në gjykatën serbe të Qarkut në Prishtinë, i dënoj 14 oficer shqiptarë të MM të Kosovës, me shumë vite burg, nën akuzën që kanë formuar formacione ushtarake (200 togje e 100 çeta):

Hajzer Hajzeri         – Istog

Haxhi Ferati           -Prizren

Zaim Berisha         – Kamenicë

Ejup Dragaj           – Skenderaj

Agim Krasniqi       – Malishevë

Esat Sahiti             – Lipjan

Ibush Kelmendi     – Sll.e Madhe

Halit Rama      – Prishtinë

Xhelil Rama    – Prishtinë

Salih Qitaku    – Podujevë

BilallSyla-Medvegjë

Ismajl Mehmeti -Gjilan

Adem Salihaj    -Ferizaj

Sylejman Hasani -Kaçanik

Pastaj u zbulua organizimi edhe në komunat tjera, Rahoveci ra i fundit. U burgosën shumë veprimtarë, kurse dhjetëra tjerë arritën t’i shmangën burgosjes. Në aktakuzë është përmendur: dr Fehmi Agani, Bujar Bukashi, Anton Kola, Nikë Gjeloshi, kolonel Halil Hyseni dhe Safet Zhulali, Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.

FORMIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Qeveria e Kosovës në ekzil dhe Ministria e Mbrojtjes,i propozuan Kryesisë Qendrore të LDKë-së, t’i sugjerojnë kryetarët e degëve të LDK-së që,krahas resorëve tjerë në Qeverinë komunale, të formojnë edhe resorët: Sekretariati i Mbrojtjes Teritoriale dhe Sekretariatin e Punëve të Brendshme.

Kështu Kryesia e ngushtë në Rahovec themeloi këta dy resorë dhe Shtabin Komunal të Mbrojtjes. Fetah Berisha ishte përgjegjës zyrtarë, si kryetar i degës së LDK-së, për krijimin e strukturave të Mbrojtjes. Ky aktivitet kishte filluar që në maj  të vitit 1991, nën udhëheqjen e Fetah Berishës, i cili kishte përvojë politike dhe të burgut, por ishte edhe bartës i gradës ushtarake Rreshter, në rezervë. Prandaj, edhe ishte caktuar Komandant i Shtabit dhe koordinonte lidhjen në mes Shtabit komunal dhe Shtabit të Ministrisë së Mbrojtjes.

SHTABI KOMUNAL I MBROJTJES TERRITORIALE

PLANËT E SHTABIT

Plani i mobilizimit, plani i prapavijës, plani i ndërlidhjes, plani i sigurisë dhe plani i  grumbullimit. Përmes Hartës Topografike ushtarake janë skicue edhe vendet e  grumbullimit për mobilizim,format e ndërlidhjës mes Shtabeve ndërkomunale, mënyra e sigurisë përmes organeve policore dhe planet e grumbullimit të armatimit.

Fetah Berisha e angazhon Hamëz Morinën për përpunimin e dokumentacionit udhëzues sekret, të cilët pas përpunimit ia përcillnin shefit për Mbrojtje. Hamëz  Morina profesor i letërsisë shqipe, anëtar i Shtabit për ndërlidhje, bartës i gradës ushtarake Toger, në rezervë. Pas një vizite në Shqipëri,ia heqin graden dhe e largojnë nga Shtabi Komunal i Mbrojtjes Teritoriale.

NIVELI I PËRGATITJEVE – KOMPANITË DHE TOGJET

Në komunën e Rahovecit, nga 11 Bashkësi Lokale, në 9 prej tyre u bë organizimi i kompanive me nga 4 togje: togu për prapavijë, togu për shëndetësi, togu për siguri, togu për ndërlidhje dhe togu special.

 

AKTIVITETE TJERA TË SHTABIT

Fillimisht  është bërë evidencimi i oficerëve dhe nënoficërve shqiptarë në komunën e Rahovecit. Lista e rreth 70 oficerëve rezervë ishte dorëzua në MM, në Prishtinë. Kontaktet me komandantët ishin të rregullta, informimi bëhej reciprokisht për situatat. Po ashtu, për mes personit Arsimi (pseudonim) kontaktonim me Shtabin e Mbrojtjes, informonim dhe merrnim sugjerime. Kontaktet me shtabet ndërkomunale, si: me Prizrenin, Suharekën, Malishevën, Gjakovën dhe Dragashin ishin të rregullta. Lidhjen me Shtabin e MM e mbante Fetah Berisha, Ndërsa me shtabet ndërkomunale e mbanin Hamëz Morina, Xhelal Canziba dhe Fetah Berisha.

Edhe bashkëveprimet me Sekretariatin për Punë të Brendshme ishte i suksesshëm. Koordinonim punët për t’i përcjell veprimet e policisë serbe, mbanin  rendin ne manifestimet tona… Kishim caktuar tri pika karburanti për furnizim në rast nevoje, kishim strehuar derivate edhe në oborrin i Ilaz Bellaqes, në Pataçan etj.

Situata ishte tepër e rëndë, por aktiviteti nuk ndërpritet… Kur, papritur, në nëntor 1994, Xhelal Canziben e arrestojnë në Shkup. Torturat që ushtruan mbi te, policia serbo -maqedone, ishin të padurueshme. Prandaj, dhunshëm pohoi se kishim formuar Qeverinë komunale me të gjitha resorët, sipas sugjerimit të Qeverisë në egzil.

Pra shoku Sali, nuk ka dekonspiruar Hamëz Morina dhe askush tjetër, por sigurimi serb e zbuloi edhe organizimin tonë. Rahoveci kishte rënë i fundit. Po ashtu, Hamëz Morina iu shmang burgut edhe si Drejtor i DKA, edhe si personi numër dy në Ministrinë e Mbrojtjes, Oficer rezervë me gradën Toger. Pra, unë dhe Hamza kaluam në Shqipëri, me sugjerimin e prerë të prof Fehmi Aganit, si dhe dhjetëra veprimtarë nga komunat tjera që i kishin shpëtuar arrestimit. Meqë, njerëzit e  sigurimit serb, Ivica Gerkovq dhe Osman Fejza, nuk arritën të na burgosin, ata morën peng vëllazëritë tanë: Kadri Berishën dhe Xhaferin (vëllanë e Hamzës).

Nga strukturat e Mbrojtjes si ushtarë institucional janë kyçur në luftë: Xhemajli Kastrati, Latif  Krasniqi, Isuf  Berisha (dëshmor), Remzi Gashi, Sherafedin Kastrati  (dëshmor), ndërsa, nga komuna e Rahovecit që kanë marrë pjesë në luftën e Kosharës janë: Ibish Mazreku, Hysen Krasniqi (Qifllak), Ramadan Krasniqi, Haki Berisha, Xhavit Berisha (Dejn), Ismet Hoti, Smajl Hoti, Hasan Hoti, Nysret Morina, Hajriz Morina, Ruzhdi Morina, Resim Hoti (Ratkoc), Hamëz Thaçi (Xërxe – dëshmor), Feim Selmani (Krushe Madhe) e ndonjë tjetër.

Në kuadër të MM u formuan Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës FARK, organizim i mirëfilltë ushtarak, profesional e institucional. FARK kishte një qendër komandimi (Shtabin e MMRK), të udhëhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi. Kishte kazermën e fushat për stërvitje (Adnan Gashi –Krushë e Madhe, ishte dërguar nga dega e LDK-së, në stërvitje në Shqipëri në grupin e dytë). Formacionet ushtarake ishin udhëhequr nga oficerët e karrierës, si: Kol Ahmet Krasniqi, kol. Tahir Zema, kol. Agim  Mehmeti, Anton Çuni, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Saim Tahiri, Komandant Drini, Hysen Berisha, Rrustem Berisha etj.

Forcat e Armatosura të Republkës së Kososvës, thoshte Ahmet Krasniqi,janë të përbëra nga:Ushtria Çlirimtare e Kosovës,nga Mbrojtja Territoriale, nga Aviacioni luftarak dhe nga njësitë e Ministrisë së Brendshme. Ministria e Mbrojtjes kishte  organin e saj:”Revista Ushtarake”, e cila doli dy numra,në Tiranë.

Lexues të çmuar,në këtë shkrim bëra një sqarim më të detajuar,për mosekzistimin e  Kuvendit të imagjinuar të përjashtimit dhe për të bëmat e LDK-së e veprimtarëve të saj. Shoku Sali “Kuvendin e përjashtimit” e trillon ndërsa LDK-në e urren në mënyrë patologjike, ngase Epoka e LDK-së dhe puna e shkëlqyer e saj, ia verbon sytë!

Zgjedhja president në vitin 1992, dr. Ibrahim Rugovën e legjitimoi lider të shqiptarëve. Lëvizja e qëndresës paqësore legale dhe LDK me 700 mijë anëtarë po i mahnitnin Qendrat e vendosjes. Formula magjike me moton:Kosova e lirë,  demokratike dhe e pavarur,e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Ky vizion i bëri Kosovës miq Qendrat e vendosjes,për tu bërë dhe vet simbol i paqes,arkitekt i shtetndërtimit të Kosovës, me flamurin dhe himnin shtetëror brilant,simbol i miqësisë dhe unitetit ndërshqiptarë, pa dhunë…sollën intervenimin e NATO-s,e cila e bombardoi 78 ditë pushtuesin serb,e shqiptarët i nxorën nga kthetrat e robërisë një shekullore sllave.

Kush nuk donë t’i shoh e dëgjoi të bëmat e LDK-së,dyshohet të këtë shterpësi në tru,kush e urren binomin:Ibrahim Rugova – LDK,e urren vetveten, e fyen kombin dhe atdheun. Simboli i krenarisë kombëtare dr Ibrahim Rugova, përjetësisht do të jetë krah Skënderbeut dhe Nënë Terezës.

“Jam dëshmitari i lumtur dhe krenar që nga afër e kam shijuar respektin,  mirëkuptimin dhe besimin e patundur ndaj thjeshtësisë së përsosur të apostullit të demokracisë,lirisë dhe pavarësisë, gjeniut dr Ibrahim Rugova (Skënder Zogaj).

Lexues të çmuar,jam i vetëdijshëm se, ka mbetur edhe shumë çka pa u thënë,por s’është thënë asgjë që nuk ka ndodhur,mbështetur në dokumentet autentike dhe si pjesëmarrës i drejtpërdrejt në zhvillimin e proceseve, në rrethanat e asaj kohe.

Më poshtë të nënshkruarit deklarojnë pa hezitim e me përgjegjësi:

Ne,anëtarët e Kryesisë të degës së LDK-së,anëtarët e kryesive të nëndegëve dhe anëtarët e kryesive të aktivëve të LDK-së,në Ratkoc e Dejn, në Krushe të Madhe dhe Nagavc, me nënshkrimet tona vërtetojmë me përgjegjësi se,Kryesia e degës së LDK-së në Rahovec asnjëherë dhe kurrë nuk ka mbajtur Kuvend për ta  përjashtuar Ukshin Hotin,nga LDK-ja.Përkundrazi,dega e LDK-së,konsideronte nderë të veçantë që Ukshin Hotin e kishte kryetar.

(Fund)