Në të gjitha mediat ndërkombëtare po qarkullon një video, ku shfaqet polici Raymond Rosario, 44 vjeç, teksa dhunon të bijën me rrip në ambientet e shkollës pasi kishte treguar “mosrepsekt” ndaj mësueses.
Polici i Miami-Dade, Raymond Rosario, 44, u ftua në shkollën e vajzës së tij 14-vjeçare pasi ajo ishte duke u sjellë keq gjatë mësimeve, por ai e goditi atë dhe u arrestua më vonë për abuzim ndaj fëmijëve.
Sipas NBC, raporti i policisë tha se Rosario goditi vajzën e tij në fytyrë dhe pamjet e tregojnë atë duke e goditur me një rrip nga këmbët e saj dy herë.
Faqja e lajmeve gjithashtu pohon se një grua shtatzënë ishte e pranishme në dhomë kur Rosario po ndëshkonte vajzën e tij.
Raporti i arrestimit deklaroi se adoleshentja fatmirësisht nuk ‘kishte ndonjë dëmtim të dukshëm ose plagë”.