Stacey Cunningham, gruaja e parë në krye të ‘New York Stock Exchange’

23.05.2018 21:44:01
Stacey Cunningham është zgjedhur Presidentja e ‘New York Stock Exchange’.

Cunningham do të jetë në krye të kësaj detyre nga 25 maj i këtij viti, transmeton lajmi.net

Në historinë 226 vjeçare të ‘New York Stock Exchange’, kanë udhëhequr 66 president burra, ndërsa presidentja e 67 do të jetë një grua.

“Është emocionuese për mua të marrësh rolin e udhëheqëses të kësaj organizate sepse ky institucion ka kuptim personal për mua, ju e dini  që unë kam qenë përkushtuar shumë në këtë organizatë”, ka thënë Cunningham  për Associated Press .

Cunningham filloi karrierën e saj si nëpunëse në vitin 1996 në NewYork Stock Exchange.